Ju urojmë mirëseardhjen në faqen e internetit të LAWALBANIA.YOLASITE.COM  dhe shpresojmë që  të gjeni gjithë informacionin dhe njohuritë që ju nevojiten. Gjithcka rreth drejtesise, ligjit, dhe mundesive. 

Kushtetuta e Shqipërisë

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details


Sistemi shtetërorCoat of arms of Albania.svg

Shqipëria

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

Translate This Page